Të famshmit shqiptarë të divorcuar, por bashkë për hatër të fëmijëve (FOTO) – AlpeGossip
Të famshmit shqiptarë të divorcuar, por bashkë për hatër të fëmijëve (FOTO)

Të famshmit shqiptarë të divorcuar, por bashkë për hatër të fëmijëve (FOTO)

“Derisa vdekja të na ndajë” është premtimi që çdo çift ia ka bërë njëri-tjetrit, por që fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre nuk kanë mundur ta mbajnë. Në Shqipëri vitet e fundit sipas studimeve të publikuara nga “INSTAT” vihet re një trend në rritje të çifteve të divorcuara.

Nga ky trend nuk kanë shpëtuar edhe shumë çifte të njohur shqiptar. Na janë dukur më të dashuruar se kurrë dhe në momentin që kanë deklaruar se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre kemi ngelur të gjithë të befasuar.

Shumica e çifteve pas ndarjes bëhen armiq me njëri-tjetrin, por ka disa të tjerë që mbeten miq me hir apo me pahir edhe për hatër të fëmijëve.

 

Inva Mulaj dhe Pirro Çako para 10 vjetësh i dhanë fund martesës së tyre të gjatë. Ata janë prindër edhe të një djali Anthony, i cili është i pasionuar pas muzikës sikurse dhe dy prindërit e tyre.

Çifti i njohur gjithmonë e ka deklaruar se ata ruajnë së bashku një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

“Ne mbajmë kontakt me njëri-tjetrin për çdo gjë që ka lidhje me djalin tonë. Me Pirron kam një marrëdhënie shumë normale, që ndoshta për dikë nuk është normale. Është gjithmonë prezent për arsye se është babi i djalit dhe un kam ndarë me Pirron një pjesë të madhe të jetës”, u shpreh Inva pak kohë më parë në një intervistë për “News 24”.

 

Lidhja e Majlinda Zekës dhe Majk, ka qenë shumë e përfolur në media, sidomos pasi u përhap lajmi se reperi shqiptar do të bëhej baba. Një vit më parë erdhi në jetë Roani, djali i tyre që çdo ditë e më shumë na befason me ngjashmërinë e madhe që ka me reperin. Para se të lindte Roan çifti ishte ndarë, dhe pas ardhjes së tij në jetë ata vendosën që vogëlushi të rrinte me Majlindën.

Pavarësisht se Majk përflitet për lidhje të ndryshme me femra të tjera, ai ruan një marrëdhënie shumë të mirë me mamin e djalit të tij. Sa herë që ata kanë nevojë ai është pranë tyre.

Alban Dudushi dhe Nigda Dako vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata ishin prindër të një vajze, Joelle, e cila ka bërë të mundur që dy prindërit të ruajnë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.

Alban Dudushi tashmë ka krijuar një familje tjetër. Ai dhe partnerja e tij Bieta Sulko janë bërë prindër edhe të një djali, Kroi Art.

Para lindjes së Bieta Sulos, Albani ka deklaruar në një intervistë: “Vogëlushi 50% është yni dhe 50% i Joelle”.

Noizy është një ndër reperët shqiptar që është bërë baba në moshë shumë të vogël. Ai ka një vajzë që quhet Leandra dhe me mamin e vajzës së tij Noizy ruan një marrëdhënie shumë të mirë.

Ajo është femra e parë që Noizy e ka dashur dhe për vite me radhë mbajti fytyrën e saj si tatuazh. Marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej vitesh dhe ata tashmë i lidh vetëm vajza e tyre.

Noizy gjithmonë ka deklaruar se ka shumë respekt për nënën e vajzës së tij dhe edhe pas ndarjes ata ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Madje në udhëtimet e Noizy-t në Londër ata takohen dhe kalojnë kohë bashkë si miq.

Aktorja e njohur Yllka Kuqi dhe Gjergj Zaharia, një figurë e njohur e arsimit shqiptar i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumë vite më parë. Ata janë prindërit e Elias dhe Amosit, dhe pikërisht fëmijët janë ata që shumë shpesh i bëjë bashkë prindërit.

Çifti i njohur ruan një marrëdhënie të mirë për hatër të fëmijëve. Në festat e organizuara në rastet speciale të dy fëmijëve Yllka dhe Gjergji janë parë nën praninë e njëri-tjetrit.

Tashmë kanë kaluar 4 vjet nga ndarja e bujshme e Bleros me ish-bashkëshorten e tij Teutën. Ata tashmë kanë nisur një jetë të re, secili me partnerët e tyre përkatës.

Blero dhe Teuta janë prindër të një vajze, e cila bën që prindërit e saj të kenë një kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

“Me Teutën kemi marrëdhënie shumë të mira. Ashtu si duhet t’i kenë dy prindër që komunikojnë për fëmijët e tyre. Unë dhe Teuta flasim shpesh, duke qenë se na bashkon Tara”, u shpreh Blero në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Ballkanweb”.