Feronit Shabani i njohur si Fero është aktualisht një nga reperët më të komentuar që fillimisht bëri bujë me hitin “Gang gang” dhe më pas me sulmin që iu bë teksa dilte nga kinemaja.
Fero filloi të komentohej edhe më shpesh dhe për disa ditë me radhë ishte kryefjala e mediave.
Si në videoklipe, edhe në fotot që poston në rrjete sociale, Fero shfaqet me shumë stil në të veshur dhe tërheq shumë vëmendjen me postimet e tij.
Kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit ku reperi ka zbuluar si dukej vite më parë kur nuk ishte i famshëm.
“Fero vogël”, shkruan reperi në foton e shkrepur në vegjëli, një fëmijë bjond dhe shumë i lezetshëm.