Tha se pozoi natyrale vetëm ujë dhe sapun, fansat kapin mat Luana Vjollcën (FOTO) – AlpeGossip
Tha se pozoi natyrale vetëm ujë dhe sapun, fansat kapin mat Luana Vjollcën (FOTO)

Tha se pozoi natyrale vetëm ujë dhe sapun, fansat kapin mat Luana Vjollcën (FOTO)

Luana Vjollca është një nga personazhet e ekranit që ka ngjallur goxha debat përsa i përket pamjes dhe paraqitjes së saj fizike.

Të shumtë janë ata që e akuzojnë për kryerjen e një serish të operacioneve plastike si botox apo bërja e gjoksit dhe të pasmeve me silikon dhe jo vetëm këto por edhe për ndërhyrje të tjera.

Së fundmi ashtu siç e pamë Luana ka vendosur përsëri ti bindë fansat për atë që ajo është, duke postuar një foto në Instagram me mbishkrimin: “Si një moll e freskët pa make-up”.

Diçka nuk shkoi mesa duket, fansat përsëri e kanë komentuar negativisht këtë pretendim për natyralitet nga ana e Luanës.

Ka pasur edhe nga që e kanë kritikuar ashpër me komente të ndryshme tek të cilat shkruajnë se Luana nuk di ta bëjë dallimin të jesh me apo pa grim.

Sipas tyre vetullat i ka të ngjyrosura, qepallat i ka vënë, buzët i ka fryrë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që prezantuesen e njohur shqiptare e kanë kritikuar nëpërmjet komenteve por më parë në fokus të veçantë ka qenë grimi i tepruar, përdorimi i fotoshopit dhe ndërhyrjet kirurgjike kudo jo vetëm në buzë.

Sido që të jetë me apo make-up dhe me apo pa ndërhyrje, Luana Vjollca ja ka dalë të krijojë imazhin e saj të dashur në sytë e publikur edhe shumë fansave të tjerë.