E HARROI ARIANA GRANDE-N/ Komediani është lidhur me aktoren e famshme dhe provën e keni këtu (FOTO) – AlpeGossip
E HARROI ARIANA GRANDE-N/ Komediani është lidhur me aktoren e famshme dhe provën e keni këtu (FOTO)

E HARROI ARIANA GRANDE-N/ Komediani është lidhur me aktoren e famshme dhe provën e keni këtu (FOTO)

Përfundimisht janë të lidhur? Pete Davidson dhe Kate Beckinsale u fotografuan të kapur për dore, rreth një muaj pasi flirtuan në festat e “Golden Globes”.

25-vjeçari qëndronte para, pasi doli me aktoren 45-vjeçare nga një lokal në Los Angeles, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Davidson ishte veshur në mënyrë sportive, me bluzë, pantallona të zeza dhe atlete.

Ndërsa Kate ishte veshur në mënyrë më serioze, ndërsa përpiqej që me njërën dorë të fshihte fytyrën.

Në festat e “Golden Globes” në 6 janar, një burim tha se Pete dhe Kate po flirtonin, madje aktorja nuk donte të fliste me askënd tjetër veç komedianit të “Saturday Night Live”.

Kjo është lidhja e parë e Pete Davidson me dikë, pas ndarjes nga Ariana Grande në tetor të 2018-s.