ÇFARË JANË GUNGAT E VOGLA PRANË SZVE? Ja si t’i trajtoni në kushte shtëpie – AlpeGossip
ÇFARË JANË GUNGAT E VOGLA PRANË SZVE? Ja si t’i trajtoni në kushte shtëpie

ÇFARË JANË GUNGAT E VOGLA PRANË SZVE? Ja si t’i trajtoni në kushte shtëpie

Shpesh, në të gjithë perimetrin e fytyrës, por veçanërisht pranë syve shfaqen disa toptha të bardhë, që njerëzit në shumicën e rasteve i konsiderojnë si akne. Në fakt, përbërja e tyre është krejtësisht e ndryshme dhe për këtë arsye kërkojnë një tjetër trajtim.

Por pikë së pari, çfarë janë dhe për çfarë bëhet fjalë?

Njollat e bardha në fjalë njihen si cista milia. Kur shfaqen në një numër të madh, cilësohen thjesht si milia. Këto “gunga” të vogla të lëkurës mund të shfaqen te njerëzit e çdo etnie ose moshe, por më së shumti te foshnjat e porsalindura. Shkaktohen atëherë kur keratina (një proteinë) grumbullohet nën lëkurë (dermat). Gjenden më së shpeshti në ballë, faqe, hundë dhe mjekër. Në përgjithësi nuk shkaktojnë dhimbje, por ka njerëz që mund të vuajnë nga skuqje të lëkurës dhe acarim, kryesisht për shkak të fërkimit të tyre me disa lloje pëlhurash.

Çfarë i shkakton?

Në rastin e foshnjave të porsalindura, shkaku i saktë i tyre mbetet ende i panjohur. Ndërkohë te të rriturit, zakonisht lidhen me një lloj dëmtimi të mëparshëm të lëkurës, i cili mund të jetë djegie, dëmtim afatgjatë i diellit, përdorimi i zgjatur i kremrave steroide ose procedura si dermabrasion.

Si të shpëtojmë prej tyre?

Në shumicën e rasteve, milia nuk është serioze dhe do të zhduket vetvetiu për disa muaj. Sado joshëse mund të tingëllojë, shtrydhja e tyre është në të vërtetë një ide e keqe. Nëse përpiqeni t’i çani duke i shtrydhur, do të zhgënjeheni kur të kuptoni se kjo nuk funksionon dhe se gjithçka që do të përfitoni është një fytyrë e kuqe, e irrituar dhe me potencial për infeksion.

Teksa nuk ka ndonjë trajtim specifik për t’i eleminuar, ka disa gjëra që ju mund të bëni në kushte shtëpie për t’i parandaluar ato, si dhe për të nxitur zhdukjen e shpejtë.

1. Pastroni zonën e prekur çdo ditë me një sapun të butë.
2. Përdorni avull për të hapur poret tuaja.
3. Shmangni ekspozimin e tepërt ndaj diellit dhe përdorni krem mbrojtës
4. Shmangni kremrat e trashë ose produktet me bazë vaji.
5. Vendosni kremra ose xhel të vitaminës A

Një dermatolog mund të ndihmojë në heqjen e tyre duke bërë një procedurë të thjeshtë që nuk kërkon anestezi dhe kryhet me një gjilpërë sterile.