“Gjithmonë kam për të të kujtuar”/ Zanfina e PIKËLLUAR, humb dikë të rëndësishëm – AlpeGossip
“Gjithmonë kam për të të kujtuar”/ Zanfina e PIKËLLUAR, humb dikë të rëndësishëm

“Gjithmonë kam për të të kujtuar”/ Zanfina e PIKËLLUAR, humb dikë të rëndësishëm

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismajli është përfolur shumë për projektet e ndryshme muzikore që ka publikuar, por edhe për pamjen e saj fizike. Ajo dhe motra e saj Adelina janë dy personazhe shumë të dashura për publikun.

Ndër të tjera këngëtarja është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku pak më parë ka ndarë një lajm aspak të mirë me ndjekësit e saj. Zanfina e pikëlluar ka lajmëruar se sot qeni i saj Piko ka ndërruar jetë.

Pak më parë ajo ka shpërndarë një foto, ku shfaqet së bashku me të dhe me përshkrimin e saj i ka prekur shumë fansat.

“Mbreme Piko jem i mire na la. Ti je kon me shume se qeni jem,ti je kon shoku jem 24/7,dashnia jem,beba jem. Gjithmone kom me te kujtu. Te don nanushi shume ”, ka shkruar ajo.

Zanfina e ka treguar gjithmonë dashurinë e madhe që ka për kafshët dhe siç dihet qenushi i saj Piko ka qenë një nga miqtë e saj më të rëndësishëm.