Alessio Aliaj bën që të luhet muzikë shqiptare në club-in më të njohur në plazhin grek… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Alessio Aliaj bën që të luhet muzikë shqiptare në club-in më të njohur në plazhin grek… (FOTO+VIDEO)

Alessio Aliaj bën që të luhet muzikë shqiptare në club-in më të njohur në plazhin grek… (FOTO+VIDEO)

Alessio Aliaj në fillimet e karrierës së tij u bë i njohur si model, por prej shumë vitesh ai i është përkushtuar muzikës. Tashmë është pjesë e kompanisë “BOSS MGMT”, në rolin e tour menaxher dhe organizatorit të after-party-ve për artistët më të njohur internacionalë.

Së fundmi kanë qarkulluar shumë video ku tregohet se në club-in më të njohur në Mykonos, Greqi luhet muzikë shqiptare.

Bëhet fjalë për Nammos, i cili është një nga beach club-et më luksozë në Greqi.

Alessio Aliaj ka qenë pjesë e disa tureve muzikore në shtetin fqinj dhe nuk ka nguruar të vendosë disa nga hitet shqiptare të publikuar së fundmi, por jo vetëm. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e 2014-ës të Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Dj Sardit me “Got ur back” dhe dy hitet e 2018-ës, Noizy ft Raf Camora me “Toto” dhe Tayna ft. Don Phenom me “Columbiana”.

Ajo çka nuk ka kaluar pa u vënë re është atmosfera që i ka shoqëruar pushuesit nën ritmet shqiptare, e cila pa dyshim ka qenë e magjishme. Edhe një herë Alessio ka përdorur njohjet e tij në rrethin e DJ-ve të njohur ndërkombëtarë për t’i dhënë jehonë muzikës shqiptare.