Të famshmit me nam dhe pa NISHAN/ Njihuni me ata që “zhdukën” nga vetja “të metat” (FOTO) – AlpeGossip
Të famshmit me nam dhe pa NISHAN/ Njihuni me ata që “zhdukën” nga vetja “të metat” (FOTO)

Të famshmit me nam dhe pa NISHAN/ Njihuni me ata që “zhdukën” nga vetja “të metat” (FOTO)

Të gjithë me nam të mirë janë. Secili i suksesshëm në jetën personale dhe në atë profesionale. Kanë një jetë që punojnë në skenë, në passkenë apo në politikë. Ndaj edhe i njohim prej vitesh. I kemi njohur edhe në kohën e nishanit. Kur nuk e kishin hequr ende. Madje edhe i kemi identikuar përmes tij, deri ditën që krejt papritur një nishan i madh diku mbi buzë e diku në faqe nuk dukej më.

Eli Farën mbase nuk e mbajnë mend të gjithë, në vitet kur kishte nishan te faqja. Pas një shkëputjeje në Amerikë, kur u rikthye erdhi pa të. E kishte hequr. Po foto dhe video të vjetra qarkullojnë ende në rrjet dhe mund ta dalloni qartë.

Siç dallohej edhe ai nishani i Agron Llakajt. Që herë herë na duket sikur është aty akoma ngaqë na ishte mësuar syri.

Mesila identifikohej nga nishani mbi buzë, por që një ditë e hoqi.

Dhe fenomeni i heqjes qafe të një nishani të madh në fytyrë, nuk është as fenomen i ri dhe as shqiptar. Për adoleshentët e viteve `90 nuk është diçka e re, ama edhe ata mund ta kenë harruar nishanin e madh në faqen e Enrique Iglesias. Shiko, tani s`e ka më.


Gjyshet na kanë thënë se nishanët nuk ngacmohen as me dorë, se nuk duhet të lëvizin. Herë e justikonin
si diçka të provuar shkencërisht e herë si besëtytni. Po për ata që s`besojnë pak rëndësi ka. Nëse i bezdis, e heqin dhe kaq. Në fillim dhe në fund të ditës, rëndësi ka të ndihesh mirë./Tiranapost