PREJ MUAJSH NË BURG/ Miku i zbulon sekretet Stresit: Po PUNON fort për të... (FOTO) - AlpeGossip
PREJ MUAJSH NË BURG/ Miku i zbulon sekretet Stresit: Po PUNON fort për të… (FOTO)

PREJ MUAJSH NË BURG/ Miku i zbulon sekretet Stresit: Po PUNON fort për të… (FOTO)

Pas prezantimit të këngës “Të dum om” në festivalin “Kënga Magjike” Stresi i ka munguar publikut shqiptar me projekte të reja. Reperi prej disa muajsh ndodhet në burg dhe për këtë shkak nuk mund të sjellë projekte të reja.

 

Por me sa duket pavarësisht se nuk mund t’i bëjë publike, Stresi gjatë kohës së qëndrimit në mes të katër mureve është frymëzuar për të punuar fort që të rikthehet sa më shpejt. Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Top Koha”, miku i tij reperi, Anestezion ka zbuluar se Stresi del shumë shpejt nga burgu dhe aty ka punuar për disa projekte të reja.

“Nga kontaktet e fundit që kam pasur me Stresin më ka treguar se ka shkruar shumë këngë të reja. Më ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt dhe fuqishëm. Ai del shumë shpejt nga burgu pasi nuk ka asnjë fakt që dëshmon për fajësinë e tij dhe në muzikë do të rikthehet më fuqishëm se kurrë”, u shpreh Anestezioni.

Në karrierën e tij muzikore Stresi numëron shumë hite dhe me siguri këngët që do të publikojë pas daljes do të jenë po aq të suksesshme.