“UNË JAM GRUAJA E PARË QË DREJTOI FESTIVALIN”/ Alketa sqaron koleget që u ofenduan (FOTO) – AlpeGossip
“UNË JAM GRUAJA E PARË QË DREJTOI FESTIVALIN”/ Alketa sqaron koleget që u ofenduan (FOTO)

“UNË JAM GRUAJA E PARË QË DREJTOI FESTIVALIN”/ Alketa sqaron koleget që u ofenduan (FOTO)

Para pak ditësh moderatorja Alketa Vejsiu bëri realitet ëndrrën dhe u ngjit për të prezantuar në festivalin prestigjioz të Sanremos. Gjatë prezantimit, ajo deklaroi se është e vetmja grua në histori që ka prezantuar “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Pas deklaratës së saj, njerëzit që reaguan ishin të shumtë, mes të cilëve dhe moderatorja shqiptare Hygerta Sako. “Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shprehej Hygerta.

Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Opinion”, Alketa ka treguar se deklarata e saj është keqkuptuar dhe se gratë që kanë prezantuar nuk kanë pse të ndihen të fyera.

“Deklarata është keqkuptuar. Unë isha drejtuese artistike dhe prezantuese isha e para unë. Vera duhet të ishte e para që duhet të ishte ofenduar por gjithmonë më ka mbështetur. Gratë që kanë prezantuar nuk kanë pse të ndihen të fyera. Nuk kam nevojë të gënjej. Silvana Braçe më ka shkruar mesazhin më të mrekullueshëm, nuk u ndje e prekur dhe e shqetësuar. Unë i kam mbështetur gjithmonë vajzat”, është shprehur Alketa.