E PAPRITUR/ Agron Llakaj dhe Ylli Baka i prishin emisionin Jonida Shehut – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Agron Llakaj dhe Ylli Baka i prishin emisionin Jonida Shehut

E PAPRITUR/ Agron Llakaj dhe Ylli Baka i prishin emisionin Jonida Shehut

Mbrëmjen e sotme, ashtu siç edhe është njoftuar, në Soirée-në e Jonida Shehut pritet të zhvillohet ‘Nata Vlonjate’.

Mjaft emra të njohura nga ky qytet, përfshirë këtu aktorët e njohur Bujar Asqeriu dhe Rita LAti, këngëtaren Maya apo djemtë e humorit, Donald e Romeo Veshaj do të krijojnë një atmosferë siç i ka hije vlonjatëve me këngë e valle labe.

Ama, jo çdo gjë paska shkuar siç duhet në Soirée.

Moderatorja dhe autorja e këtij emisioni, Jonida Shehu është përballur me një incident.

Burime pranë Top Channel tregojnë se mbrëmja pritej të quhej “Mbrëmja e Jugut” dhe për këtë ishin ftuar edhe dy emrat, Agron Llakaj dhe Ylli Baka. Por një vendim i fundit nga autorët e programit për ta quajtur vetëm “Nata Vlonjate” ka hasur në reagimin e ashpër të Agron Llakajt dhe Ylli Bakës

Nuk dihet nëse kjo pjesë është lejuar në transmetim apo është hequr nga post-produksioni, por kjo na mbetet për ta parë mbrëmjen e sotme.