“DO E RRIS FËMIJËN PA PARTNER”/ Njihuni me mamatë më GUXIMTARE të ekranit shqiptar. Nga Fjolla Morina tek… (FOTO) – AlpeGossip
“DO E RRIS FËMIJËN PA PARTNER”/ Njihuni me mamatë më GUXIMTARE të ekranit shqiptar. Nga Fjolla Morina tek… (FOTO)

“DO E RRIS FËMIJËN PA PARTNER”/ Njihuni me mamatë më GUXIMTARE të ekranit shqiptar. Nga Fjolla Morina tek… (FOTO)

Shpeshherë shohim të diskutohet në panele me të ftuar në television apo edhe në jetën e përditshme në lidhje me rritjen e fëmijëve.

E ajo që tërheq gjithnjë vëmendjen është guximi I disa femrave për të marrë përsipër rritjen vetë të fëmijëve të tyre pa kërkuar nevojën e partnerit. Këto “heroina” nuk ngurojnë të rrisin vetë fëmijët e tyre pa kërkuar ndihmën e askujt në rast se I kanë prishur marrëdhëniet me partnerit. Gjithashtu  kur e dëshirojnë një fëmijë ka edhe nga ato të cilat nuk e kanë aspak problem të mendojnë ta rrisin vetëm që në fillim.

Këto nëna marrin parasysh gjithçka , madje të zëvendësojnë edhe rolin e babait në edukimin e fëmijës së tyre duke i siguruar jetën që duhet.

AlpeNews.al ju njeh me nënat më guximtare të showbizit shqiptar:

Fjolla Morina

Teksa ishte e ftuar në një intervistë këngëtarja e njohur u shpreh kështu:

“Kur jam në një koncert dua menjëherë të shkojë në shtëpi tek fëmijët. Dua t’i rris vet dhe të kujdesem vetë”. Kujtojmë se Fjolla ka dy fëmijë me partnerë të ndryshëm e momentalisht është duke i rritur dhe edukuar vetë.

Fjodora Fjora

Gazetarja  enjohur e kulturës, Fjodora Fjora është një nga femrat më guximtare shqiptare e cila adoptuar një djalë pa partner dhe po i jep atij kushtet e duhura të jetës dhe edukim cilësor. Ajo është një shembull i gjallë që tregon se femra mund ta rrijë pa partner fëmijën e saj, në varësi të kushteve të jetës.

Xhensila Pere

“Po përgatitem që në momentin që do sjell në jetë një fëmijë, të jem e gatshme ta rris edhe nëse ndodh që të mos kem pranë partnerin”, u shpreh modelja e njohur pasditen e djeshme në emsionin “Ftesë n’5”