“TEATRI I KUKULLAVE TË DURRËSIT KA ARDHUR…”/ Olta debaton me Bledin: Kujdes kur të flasësh për… – AlpeGossip
“TEATRI I KUKULLAVE TË DURRËSIT KA ARDHUR…”/ Olta debaton me Bledin: Kujdes kur të flasësh për…

“TEATRI I KUKULLAVE TË DURRËSIT KA ARDHUR…”/ Olta debaton me Bledin: Kujdes kur të flasësh për…

Debatet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri duket se nuk kanë fund. Dje teksa ndodheshin në oborr duke shijuar rrezet e diellit ka pasur një zënkë mes Olta Gixharit dhe Bledi Manes.

Në një moment gjatë bisedës, aktorja i tha gazetarit se nuk është inteligjent dhe ai i kthehet: “Teatri i Kukullave të Durrësit ka ardhur për shfaqje në Kashar”.

Aktorja i tha që të ketë kujdes kur flet për profesionin dhe talentin e saj.

Pjesë nga debati:

Bledi: Të fyejnë inteligjencën

Olta: Aman se ti vetëm inteligjent nuk je

Bledi: O Zot i madh. Teatri i Kukullave të Durrësit ka ardhur për shfaqje në Kashar

Olta: Unë që ditën time të parë të punës…

Bledi: Edhe shfaqja falas e nuk i vjen njeri

Olta: Kam qenë në Teatër Kombëtar. Që kur kam qenë në Akademi të Arteve, që studente më morën në Teatrin Kombëtar. Kaq e talentuar isha

Bledi: Ai teatri që u prish

Olta: Kështu që kur të flasësh për profesionin tim dhe për talentin tim, kujdes pak

Bledi: O Zot

Olta: O Zot, o Zot, po kur erdhe ditën e parë…