Çfarë kemi parë më shumë këtë verë? Padyshim që fundin me printe leopardi! Rrugët dhe Instagram-i janë të mbushura me këtë fund, që për hir të së vërtetës derdhet kaq bukur në trup dhe përveç kësaj është praktik dhe lehtësisht i kombinueshëm.
Gjithsesi, dalëngadalë ka ardhur koha ta zëvendësojmë atë me disa modele të tjera fundesh, që duken dhe rrinë në trup po aq bukur sa ai i famshmi.
Me këtë fund, do të ndiheni si ëngjëll që sapo ka zbritur në Tokë.
Edhe nëse keni shtuar ndonjë kilogram gjatë verës, nuk do të jetë problem me këtë fund. Prerja e tij është e tillë që nxjerr në pah më të mirën e siluetës suaj.
Ky është leopardi i ri!
Për këto ditë, zgjidhni një si ky. I freskët, i lirshëm dhe vajzëror.
I mëndafshtë, klas dhe perfekt për stinën e vjeshtës.
Mbrëmjeve, zgjidhni këtë dhe bëhuni gati që gjithë sytë të jenë tek ju!
Chic, luks dhe elgancë!