Landi surprizohet live në DWTS: Jam shumë i emocionuar, spo me mbajnë as gjunjët… (FOTO) – AlpeGossip
Landi surprizohet live në DWTS: Jam shumë i emocionuar, spo me mbajnë as gjunjët… (FOTO)

Landi surprizohet live në DWTS: Jam shumë i emocionuar, spo me mbajnë as gjunjët… (FOTO)

Para se të niste kërcimin e tij mbrëmjen e sotme në “Dancing with the stars”, Landi Hysi mori një surprizë që e emocionoi atë pa masë.

Këngëtari u shpreh se nuk po e mbanin gjunjët, kur në ekran u shfaq Kaltrina, vajza e mikut të tij të ngushtë, të ndjerit Dr.Flori.

E veshur me një fustan të bardhë, Kaltrina e priste Landin në skenë dhe ai vrapoi shpejt për të qenë pranë saj.

Landi e mori në krahë Kaltrinën dhe e rrotulloi në skenë. Ai u shpreh se me përkëdheli e thërret atë Kelli.

Këngëtari u habit kur Almeda i tregoi se bukuroshja ka mësuar kërcimin që ai do performonte sot dhe do kërcejnë të dy bashkë.