“MUZIKA ËSHTË ILAÇI IM, SËMUNDJA S’MË MERR DOT…”/ 5-vjeçari çudit mjekët para kimioterapisë (VIDEO) – AlpeGossip
“MUZIKA ËSHTË ILAÇI IM, SËMUNDJA S’MË MERR DOT…”/ 5-vjeçari çudit mjekët para kimioterapisë (VIDEO)

“MUZIKA ËSHTË ILAÇI IM, SËMUNDJA S’MË MERR DOT…”/ 5-vjeçari çudit mjekët para kimioterapisë (VIDEO)

Heronjtë e vërtetë nuk janë gjithmonë ashtu siç i perceptojmë kur jemi fëmijë, domethënë të fortë e magjepsës si shumica e princërve në përralla apo zemërgjerë si Robin Hood, heronjtë e vërtetë janë njerëz prej mishi e gjaku që luftojnë çdo ditë. Dhe Solomon Haufano Jr është pa diskutim heroi jo vetëm i shumë fëmijëve, por edhe i stafit mjekësor në ‘’Seattle Children’s Hospital’’ ku kaloi më shumë se 6 muaj të jetës së tij pasi u diagnostikua me tumor desmoplastik në stomak.

Vogëlushi 5-vjeçar u shtrua në maj të 2018-ës në spital. Ajo që duhej të ishte një vizitë rutinë, u kthye në makthin e mamasë së tij, e cila pas humbjes së bashkëshortit nga kanceri, nuk e kishte menduar që historia do të përsëritej sërish. Solomoni bëri të gjithë për vete jo vetëm me forcën për të mposhtur sëmundjen, dëshirën për të jetuar, por edhe më pasionin e tij për kërcimin. Ai është një nga fansat më të zjarrtë të Michael Jackson dhe gjatë gjithë kohës që mjekohej, apo i nënshtrohej seancave të kimioterapisë gjente tek muzika e tij një arsye për të ecur përpara. Videoja e fundit, një ditë para daljes nga spitali, është bërë virale në të gjithë botën dhe ai është sot një idhull për mijëra fëmijë të tjerë.