THANË SE GJETËN ORIGJINALEN/ Piktura e Picassos e gjetur në pyll ishte false – AlpeGossip
THANË SE GJETËN ORIGJINALEN/ Piktura e Picassos e gjetur në pyll ishte false

THANË SE GJETËN ORIGJINALEN/ Piktura e Picassos e gjetur në pyll ishte false

Ajo që mendohej se ishte një pikturë e vjedhur e Pablo Picassos e zbuluar kohët e fundit në një pyll në Rumani është false.

Ekspertët shpresuan se piktura ishte ajo e Harlequin Head, e vjedhur nga Muzeu Kunsthal në Roterdam, gjashtë vite më parë.

Vepra e Picasso ishte një nga 7 pikturat e grabitura në vitin 2012, në atë që u konsiderua nga mediat si ‘vjedhja e shekullit’.

Veprat e artit të Picassos, Monet, Gauguin, Matisse dhe Lucian Freud nuk janë parë më që nga ajo kohë.

Katër hajdutë u burgosën për grabitjen, por veprat me vlerë deri në 200 milionë euro, nuk u gjetën kurrë.

Disa prej tyre raportohet se janë djegur nga nëna e njërit prej hajdutëve, e cila i tha policisë se i vuri flakën pikturave pasi policia filloi kërkimet në fshatin e saj. Por më vonë e tërhoqi rrëfimin.

Një shkrimtare holandeze Mira Feticu bëri një shkrim në gazetë duke pretenduar se kishte gjetur pikturën e Picasso pasi asaj iu dërgua një letër anonime rreth 10 ditë më parë me udhëzimet që tregonin se ku ishte fshehur.

Feticu, me prejardhje rumune, tha për AFP se njoftimi e çoi në një pyll në lindje të vendit ku gërmoi dhe gjeti veprën e artit të mbështjellur me plastikë.

Autoritetet rumune thanë se “mund të jetë” piktura e Picasso, e cila vlerësohet të jetë me vlerë 800,000 euro.

Megjithatë, mbrëmjen e së dielës, Feticu tha për transmetuesin publik holandez NOS se ishte viktimë e një “loje” nga dy drejtorë belg në Antwerp dhe se udhëzimet lidhur me vendin ku ishte fshehur piktura ishin një ‘marifet publiciteti’.

Feticu u shpreh se mori një email duke shpjeguar se letra ishte pjesë e një projekti të titulluar “True Copy”, kushtuar gënjeshtarit famëkeq holandez Geert Jan Jansen, fakte të të cilit përmbytën koleksionet e artit të Evropës dhe më gjerë derisa u kap në vitin 1994.

Kompania e prodhimit tha në faqen e saj të internetit se nuk do të komentojë më tej për momentin.