ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZIT/ Zbulohet i dashuri i Tayna-s dhe nuk është aspak i panjohur – AlpeGossip
ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZIT/ Zbulohet i dashuri i Tayna-s dhe nuk është aspak i panjohur

ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZIT/ Zbulohet i dashuri i Tayna-s dhe nuk është aspak i panjohur

2018-ta ishte për atë një nga vitet më të suksesshëm në karrierën muzikore. Tayna arriti që brenda pak muajsh të kthehej në një nga reperet më të dëgjuara, jo vetëm në radio apo televizion, por edhe në klubet e natës.

Ndërsa është treguar shumë e tërhequr për të thënë detaje nga jeta private, tashmë mësohet partneri i saj.

Sipas burimeve të afërta për “arbresh.info” mësohet se, reperja është në një lidhje me Valon Azirin, i njohur me pseudonimin Kech Montana.

Ky i fundit tërhoqi vëmendjen në dasmën e kushëririt të tij Gjiko, pasi nëse ju kujtohet ishte pikërisht personi që kapi lulet e nuses. Dhe këtë na e dëshmoi në fund të shtatorit vetë Elita Rudi përmes këtij komenti:

Kech Montana është pjesë e kompanisë ‘REDBOX’ në pozicionin e tekstshkruesit dhe drejtuesit të klipeve.

Të dy duket se e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Tayna pëlqen shpesh postimet ë tij, pavarësisht se nuk kemi dalluar ndonjë koment të shkëmbyer.