U NJOHËN NË INSTAGRAM/ Aktorja jonë e preferuar në adoleshencë martohet në fshehtësi - AlpeGossip
U NJOHËN NË INSTAGRAM/ Aktorja jonë e preferuar në adoleshencë martohet në fshehtësi

U NJOHËN NË INSTAGRAM/ Aktorja jonë e preferuar në adoleshencë martohet në fshehtësi

Aktorja jonë e dashur, Mandy Moore, i dha fund beqarisë pasi u martua në një dasmë intime në shtëpinë e saj në Los Angeles, mbrëmjen e së dielës.

34-vjeçarja u martua me muzikantin 33-vjeçar, Taylor Goldsmith, para 50 të ftuarve, 3 vite pasi u njohën në Instagram.

Aktorja thuhet se organizoi një dasmë në stil bohemian, ndërsa një qilim rrethonte altarin dhe lulet ishin përzgjedhur me delikatesë.

“Dasma nisi pasi po perëndonte dielli. Ishte një grup i vogël shoqëror dhe nga familja. Pasi çifti tha “Po”, festa vijoi në një vend privat në Parkun Highland”, tha burimi për “E!News”.

Të ftuarve iu shërbeu ushqimi në banket, ndërsa kishte verëra të ndryshme dhe 12 lloje kekësh.

Mandy Moore ka bërë gjithmonë rolin e një vajze të thjeshtë dhe duket se e tillë është edhe në jetën e përditshme. Kujtojmë se një nga filmat përmes të cilit fitoi zemrën tonë ishte ai i vitit 2002 “A Walk to Remember”.