Pasi të pasmet e tyre u bënë meme, Brigitte befason me deklaratën për Melania-n – AlpeGossip
Pasi të pasmet e tyre u bënë meme, Brigitte befason me deklaratën për Melania-n

Pasi të pasmet e tyre u bënë meme, Brigitte befason me deklaratën për Melania-n

Vizita e çiftit presidencial të Francës në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë me rastin e 250-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Francë u komentua gjerësisht në media, jo vetëm për takimet e organizuara, por edhe për stilin e veshjes së dy zonjave të para.

Melania Trump dhe Brigitte Macron, u shndërruan në meme pas publikimit të një fotoje ku shfaqeshin të pasmet e tyre.

Pavarësisht zhurmës me të cilën u përcoll kjo vizitë, Brigitte u shpreh e kënaqur nga mikëpritja, por në të njëjtën kohë zbuloi se të jetosh në Shtëpinë e Bardhë është shumë e mërzitshme.

Brigitte tregoi për “Le monde”, se jeta e Melania-s është shumë e kufizuar dhe kjo mund të shpjegojë edhe arsyen se përse ajo ngjan e ngrirë dhe pa ndjenja në publik.

 

“Zonja e Parë nuk mund të bëjë gjë. S’mund të hapë një dritare, s’del dot jashtë, është shumë herë më e kufizuar se unë. Unë dal çdo ditë në Paris”, është shprehur Brigitte.

 

Ajo gjithashtu tha se Melania është shumë e kushtëzuar edhe në shprehjen e mendimit të saj dhe për këtë tregohet e matur në çfarë thotë, apo në mënyrën se si reagon.

“Privatisht ajo është e sjellshme, simpatike, inteligjente dhe mendjehapur”, rrëfen Brigitte.

 

“Çdo gje intrepretohet, stërintrepretohet. Ajo ka personalitet të fortë, por mundohet shumë që ta fshehë. Qesh shumë lehtësisht me gjithçka, thjesht nuk bie në sy”, përfundon zonja Macron.