“MARDHËNIA JONË KA QENË…”/ Xhesika Polo flet për herë të parë për ndarjen e së ëmës nga jeta – AlpeGossip
“MARDHËNIA JONË KA QENË…”/ Xhesika Polo flet për herë të parë për ndarjen e së ëmës nga jeta

“MARDHËNIA JONË KA QENË…”/ Xhesika Polo flet për herë të parë për ndarjen e së ëmës nga jeta

Disa kohë më parë këngëtarja Xhesika Polo ka humbur nënën e saj pas luftës me një sëmundje të rëndë. Ditën e sotme, Xhesika ka vendosur të rrëfehet për herë të parë në një intervistë me autoren dhe moderatoren Dojna Mema në Pop Culture. Ajo ka folur për vështirësitë, dhimbjen si dhe ka dhënë një mesazh të fortë për njerëzit që kanë përjetuar të njëjtën gjë me të.

“Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie që do e donte ta kishte çdo nënë dhe bijë, ajo ka qenë shoqja ime dhe vazhdoj të jetë pranë mejë në çdo hap. Unë jam shumë e qetë sepse e di që edhe kur i ka pushuar shpirti ka qenë shumë e qetë.

Gjatë gjithë asaj periudhe unë i thoja që çdo gjë do shkojë mirë dhe të mos shqetësohej, sepse pengu i çdo prindi është si do shkojë jeta e fëmijës së tij. Ka pasur momente shumë të bukura, ne shkonim kudo bashkë në koncerte, në live dhe këtë verë kur po mendoja u mërzita që nuk do e kem. Sepse e kam patur gjithmonë shoqëruese, por unë do ta kem prap me vete. Të dhemb shumë sepse e di që nuk do ti përjetojë gjithë gezimet që do të ketë njeriu në jetë por unë e di që duhet të jem sa më positive”, ka thënë Xhesika.

Gjithashtu Xhesika ka treguar se ka shkruajtur një këngë e cila i dedikohet nënës së saj, por nuk është ende gati që ta këndojë atë dhe do ti duhet më tepër kohë…