Hiqet sikur është në Angli, PLAS SHERRI mes Damianos dhe fansit që e kapi MAT – AlpeGossip
Hiqet sikur është në Angli, PLAS SHERRI mes Damianos dhe fansit që e kapi MAT

Hiqet sikur është në Angli, PLAS SHERRI mes Damianos dhe fansit që e kapi MAT

Gjatë qëndrimit në “Big Brother”, Damiano ishte ndër banorët më të komentuar dhe bëri bujë përjashtimi i tij nga shtëpia e famshme.

Pas daljes, Damiano vazhdoi ende të ishte në qendër të vëmendjes së mediave me sherret e debatet që ndodhën.

Madje kohët e fundit ai ka publikuar edhe disa videoklipe të cilat kanë pasur sukses.

Mirëpo një sherr mes tij dhe një fansi sot ka bërë që sytë të kthehen sërish nga Damiano.

Ish-banori ka postuar në Instastory vazhdimisht foto e video nga qyteti Leeds i Anglisë, por ndjekësit e tij nuk e kanë besuar që ndodhet atje.

Një person i ka dërguar Damianos mesazh ku i shkruan se e kapi mat pasi ai nuk ndodhet në Leeds, por “po u mbush mendjen fansave”.

Damiano e fton që të bëjnë video live që të binden dhe mesazhet i ka publikuar në Instagram ku shkruan se ndodhet në Leeds për punë.

“Sepse u be kot e madhe jo per gjo. Ne ose me sakt une erdha per pune Leeds. Dhe skishta ndermend te merresha fare me ket tipin se japim rendesi duke e bo personazh kot. Hajde une po genjen nuk jam ne Leeds, hajde e marrim kete gje. Po ti je nis per Suedi the te henen duke i rene nga Gjermania. Te henen? Te marten? Te merkuren? Ku ishe? Une kam postuar te enjten qe po ikja ne Leeds. Gjermani – Suedi eshte 1 ore e gjysem max me avjon? Me makin 10 deri 12 ore. Perse me me the mua me ndaluan ne manchester? Pastaj ne video tjeter po iki Çeki ? Ti deri te enjten nuk e dije fare qe po shkoja ne Leeds”, shkruan ndër të tjera Damiano.

Disa prej fansave e kanë mbështetur Damianon duke i thënë të mos merret me të, por të tjerë kanë shpërthyer në ofendime duke e akuzuar se vjedh foto nga të tjerët./Xing.al