E dini? Ja pse Meghan Markle nuk do të quhet KURRË “Princesh” edhe pse është martuar me një princ – AlpeGossip
E dini? Ja pse Meghan Markle nuk do të quhet KURRË “Princesh” edhe pse është martuar me një princ

E dini? Ja pse Meghan Markle nuk do të quhet KURRË “Princesh” edhe pse është martuar me një princ

Dasma e Princit Harry me aktoren amerikane Meghan Markle dy ditë më parë mori vëmendjen e të gjithë botës. Ceremonia madhështore e ndjekur live nga miliona njerëz ishte e përsosur në çdo detaj, por qershia mbi tortë ishte padyshim nusja, që u cilësua simbol i thjeshtësisë dhe bukurisë.

Megjithatë, aktorja 36-vjeçare nuk do të njihet si Princesha Meghan. Kjo është për shkak të rregullave që qeverisin kurorën britanike; vetëm ata që lindin në familjen mbretërore mund të përdorin titullin Princi ose Princesha, e ndjekur nga emri i tyre i parë.

Mamasë së Harry-t, Dianës, iu dha titulli Princesha e Uellsit – një titull mirësjellje i mbajtur nga gruaja e Princit të Uellsit – por ajo kurrë nuk referohej zyrtarisht si Princesha Diana për të njëjtën arsye.

Princi Harry dhe gruaja e tij janë tashmë Duka dhe Dukesha e Sussex. Procedura është e ngjashme me mënyrën se si Kate Middleton u bë Dukesha e Kembrixhit. Fëmijët e Meghan dhe Harry mund të jenë princa dhe princesha, vetëm nëse Mbretëresha vendos një gjë të tillë.