E ngatërrojnë me “armiken” e vjetër, ja çfarë thotë Rezarta Shkurta: Boll më… – AlpeGossip
E ngatërrojnë me “armiken” e vjetër, ja çfarë thotë Rezarta Shkurta: Boll më…

E ngatërrojnë me “armiken” e vjetër, ja çfarë thotë Rezarta Shkurta: Boll më…

Sherri i tyre ka qenë ndër më të përfolurit e mediave rozë disa vite më parë.
Gjithçka nisi në reality show-n “VIP Shpija” në 2010-ën, ku dy bukuroshet nga Durrësi u përfshinë në një përplasje të ashpër. Për më tepër, konflikti mes tyre duuket se vijoi edhe jashtë shtëpisë pasi asokohe, u përfol se Rezarta Shkurta i kushtoi Afroviti Goges këngën “Budallaçkë e vogël” në festivalin “Kënga Magjike”.

Mirëpo, pas përplasjeve dhe zërave për konflikt, një set i përbashkët fotografik la të kuptohej se Shkurta dhe Goge i kishin lënë pas armiqësitë. Megjithatë, sot nuk dihet cilat janë marrëdhëniet mes tyre. Ajo ç’ka shton dyshimet për këtë është një postim i ri i Rezartës në Instagram, që ka lidhje pikërisht me modelen e njohur.

Prej një kohe të gjatë, disa portale ngatërrojnë foton e saj më të Afrovitit dhe Shkurta, duket se ka dashur të sqarojë situatën. “Kisha vetëm një sqarim për portalet tona, se u bënë mbi 7 vite me këtë lapsus… Kjo nuk jam unë… Te kjo foto nuk jam unë… Nuk jam unë tek kjo foto! Kaq kisha!”-ka shkruar këngëtarja e njohur në postimin ku shihet fotoja e Afrovitit.

Por fakti që ajo nuk e përmend askund emrin e mikeshës së saj, për të çuar deri në fund sqarimin, duket se ka ngritur dyshime për ndonjë përplasje të re mes vajzave.