Reperi i njohur nga Kosova, Gjiko ka vetëm pak ditë që ka sjellë albumin e tij të ri me 18 këngë të reja, të titulluar “Energjiko”.
I ftuar në një intervistë për Prive, ai zbuloi arsyen përse nuk ka patur duete me artiste femra.
“Asnjë e hajrit nuk ka qenë. Plus është ramazan. Femrat duhen verës kur bëhet nxehtë, kur të kalojë ramazani”, tha ai.
Gjiko shtoi se brenda kësaj jave do dali një klip i ri muzikor që është në kualitet të lartë pasi ka patur shpenzime të mëdha.