HIQNI DORË NG BUKA/ Ju shton rrezikun e vdekjes së hershme në 60% - AlpeGossip
HIQNI DORË NG BUKA/ Ju shton rrezikun e vdekjes së hershme në 60%

HIQNI DORË NG BUKA/ Ju shton rrezikun e vdekjes së hershme në 60%

Ngrënia e ushqimeve ultra të përpunuara, siç janë salsiçet, akulloret, pica e madje edhe buka, mund të rrisë rrezikun e vdekjes së hershme në 60 për qind.

Ky pretendim është nxjerrë nga dy studime, të publikuara në revistën prestigjioze ‘British Medical Journal’, të cilat pandehin se kanë gjetur një lidhje ndërmjet ushqimeve të larta në sheqer dhe yndyrë, si dhe sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru, transmeton lajmi.net, njofton CNN.

Hulumtimet treguan se ngrënia e katër porcioneve me ushqime ultra të procesuara në baza ditore rrit rrezikun e vdekshmërisë së hershme në 62 për qind.

Gjetjet, nga ekipet e ndara në Francë dhe Spanjë, kontribuojnë në një numër gjithnjë në rritje të provave që ushqimet e përpunuara mund të luajnë një rol në një sërë çrregullimesh mjekësore, siç janë kanceri dhe obeziteti.

Sipas shërbimit nacional shëndetësor britanez (NHS), shembujt e ushqimeve të përpunuara të zakonshme përfshihen në listën e mëposhtme:

– drithërat mëngjesor
– djathi
– perimet e konservuara
– buka
– Proshuta, sallami, pastat nga produktet e mishit etj.
– Pijet, siç janë qumështi dhe pijet e gazuara.

Megjithatë, thuhet se jo të gjitha ushqimet e përpunuara janë një zgjedhje e keqe pasi disa kanë nevojë për përpunim për t’i bërë ato të sigurta. Një ushqim i tillë është qumështi, i cili duhet të pasterizohet për të hequr bakteret e dëmshme.