Konkursi ALPEGOSSIP/ Njihuni me Amandën, maturanten më të votuar që SHKËLQEU në mbrëmjen e veçantë të maturës (FOTO) – AlpeGossip
Konkursi ALPEGOSSIP/ Njihuni me Amandën, maturanten më të votuar që SHKËLQEU në mbrëmjen e veçantë të maturës (FOTO)

Konkursi ALPEGOSSIP/ Njihuni me Amandën, maturanten më të votuar që SHKËLQEU në mbrëmjen e veçantë të maturës (FOTO)

Mbrëmja e maturës është dita më e veçantë për nxënësit që mbyllin ciklin e shkollës së mesme. Djemtë dhe sidomos vajzat duan të duken unikë, ndaj për ta nuk ka kufi për shpenzimet.

Që në vitet e para të adoleshencës, vajzat ëndërrojnë për këtë natë dhe sa më shumë afrohet, aq më i madh bëhet stresi në lidhje me mënyrën sesi do të vishen apo grimohen mbrëmjen e madhe dhe me të drejtë! Hiq një e vish një tjetër, trupi i tyre mund të provojë mbi 100 fustane deri sa të arrijnë tek i duhuri.

AlpeNews.al bëri një konkurs me vajzat më të bukura të “Maturës 2018”. Sipas rezultateve të votimit Amanda Haveri vajza 18 vjeçare nga gjimnazi “Sami Frashëri” doli fituese me mbi 1200 vota.

Amanda një vajzë që rrezaton bukuri tregon se pas veshjes së saj në maturë fshihet një sekret i vogël. Në pamje të parë duket thjesht një vajzë bjonde, e veshur me një fustan të fryrë ngjyrë blu dhe bojqielli, por pas kësaj fshihet një histori. “Flokët bjonde përkufizonin diellin dhe fustani detin”, tregon Amanda. “Dielli dhe deti” ka një kuptim të veçantë për Amandën dhe familjen e saj, ndaj dhe ajo vendosi që në një nga ditët më të bukura të jetës së saj të kishte diçka me kuptim të veçantë për të.

Intervista me Amandën

 

Kush është Amanda dhe çfarë pasionesh ka:

Unë jam 18 vjeç dhe sapo mbarova gjimnazin “Sami Frasheri “. Jam marrë gjithë jetën time me sport dhe kjo ka ndikuar në fizikun dhe tipin tim.
Kam frymën e bashkëpunimit dhe gjithmonë ndodhem aty kur dikush ka nevojë për ndimën time.

Për cfarë do ti vazhdosh studimet e larta?

Dua të vazhdoj studimet për drejtësi edhe pse jam shumë e dhënë edhe pas shkencave ekzakte.

Ku e shikon veten në të ardhmen?

Ku e shoh veten në të ardhmen ?! ~ Pyetje e bukur kjo. Besoj se gjithkush ka premisa të mëdha për veten dhe unë sngelem pas. Mendoj se do jem një avokate ose gjykatëse mjaft e zonja në fushën time sepse e kam në karakterin tim të jem e drejtë dhe mbi të gjitha të luftoj për atë çka është e drejtë. Nuk jam mësuar kurrë të marr diçka të gatshme gjithmonë jam munduar dhe ja kam dalë vetë, gjë që besoj se do më ndihmoj në jetë.

Meqë konkursi ishte për maturanten më të bukur, sa ka harxhuar maturantja jonë më e bukur?

Matura sic dihet është ajo që cdo adoleshente ëndërron që sapo hyn në gjimnaz. Shpenzimet ishin të konsiderueshme duke nisur që nga fustani e deri tek make-up, flokët, këpucët, thonjtë etj.

Sa kohë tu desh të bëheshe gati?

Per tu përgatitur fillova që nga ora 5 mbasdite e deri në orën 9 ku përvec make-up-it një kohë të konsiderueshme e mori dhe veshja e fustanit.

Çfarë do ti thonit konkurenteve të tjera që morën pjesë në konkurs?

Konkurentet e tjera ishin pa dyshim të mbrekullueshme, secila në modelin e fustanit ose në mënyrën e rregullimit. Nuk kam fjalë, ishin me të vërtetë njëra më e bukur se tjetra.

Një këshillë që ke për gjithë maturantët e tjerë?

Një këshillë për të gjitha maturantet e tjera do ishte që të gjitha ta dinë se secila ka qenë e mrekullueshme në mënyrën e saj dhe se nuk të bën ajo çfarë ke veshur “Mbretëreshe të Maturës “ por ajo cka je në të vërtetë dhe secila prej jush ka qenë një mbretereshë më vete atë natë.

Përgatiti AlpeNews.al