TRAJTIMET NATYRALE/ Kurojnë infeksionet vaginale pa qenë nevoja të merrni antibiotikë – AlpeGossip
TRAJTIMET NATYRALE/ Kurojnë infeksionet vaginale pa qenë nevoja të merrni antibiotikë

TRAJTIMET NATYRALE/ Kurojnë infeksionet vaginale pa qenë nevoja të merrni antibiotikë

Infeksionet vaginale mykotike janë ndër infeksionet më të përhapura që femrat përjetojnë gjatë jetës së tyre. Vagina e çdo femre ruan një ekuilibër midis ndryshimeve hormonale dhe baktereve që gjenden aty. Vagina është një ndër vendet më të pastra të trupit tuaj, pasi ka zhvilluar një mekanizëm natyral vetëpastrimi, duke prodhuar një lëng në ngjyrë qumështi dhe relativisht pa aromë, i cili ndryshon nga një grua tek tjetra, si edhe gjatë ciklit menstrual.

 

Infeksionet mykotike ndodhin kur ky ekuilibër ndryshon dhe ju përjetoni një pezmatim (inflamacion) vaginal. Zakonisht këto infeksione shkaktojnë ndryshim të ngjyrës, sasisë dhe aromës së derdhjes vaginale, irritim, të kruara, djegie kur urinoni, nevojë për të urinuar shpesh, shpërthim puçrrash, dhembje gjatë marrëdhënieve seksuale.
Duke qenë se shumë femra marrin mjekime pa pasur një infeksion të mirëfilltë mykotik, këto baktere me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj antibiotikëve dhe luftimi i infeksionit bëhet shumë më i vështirë. Prandaj është i nevojshëm një ekzaminim nga gjinekologu.

 

Lëngu i boronicës mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar, pasi lëngu përmban komponime që ndalojnë bakteret të ngjiten pas murit të fshikëzës urinare. Çaji jeshil gjithashtu ndihmon në trajtimin e infeksioneve urinare.
Për infeksionet vaginale
Një vaginë e shëndetshme është shtëpia e lactobacillus, një lloj bakteri i mirë që ndihmon indet tuaja të ruajnë një nivel të shëndetshme pH. Përdorimi i antibiotikëve, menopauza, diabeti apo edhe terapite hormonale çekuilibrojne mjedisin e bakterve te shëndetshme dhe na vendosin në rrezik.
Fatmirësisht, duke ngrënë ushqime të pasura me probiotike si kos i thjeshtë, lakër turshi mund të rivendosim ekuilibrat midis baktereve të shëndetshme dhe atyre jot ë shëndetshme.