PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Dafina Zeqiri e shtrirë nudo mbi petale trëndafili (VIDEO) – AlpeGossip
PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Dafina Zeqiri e shtrirë nudo mbi petale trëndafili (VIDEO)

PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Dafina Zeqiri e shtrirë nudo mbi petale trëndafili (VIDEO)

Dafina Zeqiri ka publikuar sot klipin e ri dhe ne nuk mund t’i heqim dot sytë nga imazhi i këngëtares së zhveshur.

Dafina ka guxuar këtë herë për të zbuluar më shumë seç duhej, duke u zhveshur e gjitha, për të mbuluar vetëm pjesët intime me petale trëndafili.

Në klipin e ri i cili titullohet “A e man men”, këngëtarja shfaqet tepër provokuese me disa paraqitje të ndryshme, herë bjonde dhe herë brune.

Në veshjet e saj mbizotëron ngjyra e kuqe, ndërsa momenti kulminant është kur këngëtarja shfaqet nudo e shtrirë në breg, mbi një tyl të kuq të mbushur me petale.

Kjo skenë na kujtoi filmin e njohur “American Beauty” kur Angela (aktorja Mena Suvari), mbulohet nga petalet e trëndafilave duke dhuruar një ndër skenat më të paharrueshme që është kopjuar gjerësisht nga të famshmet shqiptare dhe të huaja.

Klipi përfundon me një skenë tip Monica Bellucci, versioni gangsta, ku Dafinës i ofrohen disa persona për t’i ndezur cigaren.