KENI FLOKË TË YNDYRSHËM? Nëse e gjeni veten tek gabimet më poshtë, fajin e keni vetë – AlpeGossip
KENI FLOKË TË YNDYRSHËM? Nëse e gjeni veten tek gabimet më poshtë, fajin e keni vetë

KENI FLOKË TË YNDYRSHËM? Nëse e gjeni veten tek gabimet më poshtë, fajin e keni vetë

Yndyra në flokë është problemi i javës. Nuk ka rëndësi nëse ti i lan njëherë në javë apo çdo ditë, ajo dreq yndyre dallohet kaq shumë. Mjaftueshëm sa për të anulluar një takim të rëndësishëm sepse nuk do të shkosh me ato flokë apo jo? Sidoqoftë, bëni paqe me veten dhe kujtoni se yndyrën e prodhon vetë floku, por fajtorë mund të jeni dhe ju. Gabimet e përditshme që bëni çdo ditë, ndikojnë në flokë që yndyrosen edhe 5 orë pas krehjes!

1. Po i lan flokët më shumë seç duhet.

Kujdes nga larja e tepërt. Po sabotoni flokët tuaj dhe s’po e kuptoni. Sa më shumë të hiqni yndyrën natyrale aq më shumë të yndyrosura do t’ju duken. Kështu që mundohuni t’i lani sa më pak dhe gjeni një mënyrë alternative për ta fshehur yndyrën në flokët tuaj. Ndoshta me një shampo kundër yndyrës e shtynë disa ditë.

2. Nuk keni pastruar krëhërin

Mos u justifikoni! Keni harruar dhe kaq. Të gjithë e bëjmë, por mos e bëni më. Aty mblidhen gjithë papastërtitë dhe nëse nuk e pastroni më parë, do t’i keni në flokët tuaj. Aq më tepër nëse ju vetë keni flokë me yndyrë.

3. Laj këllëfin e jastëkut

Kur vendosni kokën në jastëk natën, çdo vaj, bakter apo qelizë e vdekur do të mbetet në këllëf. Imagjinoni tani ta bëni këtë për disa ditë me radhë. Ndërrojini!

4.Boll i preke ato flokë!

Sa herë në ditë e dëgjoni ee? Por e bëni sërish sepse e keni fiksim. Por duart janë armiku numër një për t’i bërë flokët me yndyrë edhe nëse i keni larë po sot. Kështu që mendoni, por jo me duart në kokë.

5. Aplikoni më shumë balsam/zbutës seç duhet

Jini të kujdesshëm me balsamin e flokëve. Ndjesia zbutëse që ju jep në moment mund të jetë e mirë, por shumë balsam përbën një faktor tjetër ndikues në yndyrën e flokëve tuaj. Përqendrojeni gjithë sasinë që merrni në fundet e flokëve dhe mos e aplikoni asnjëherë në rrënjë.

Burimi: Cosmopolitan