“DASHNORET JANË SHUMË NË MODË”/ Robert Berisha ka një mesazh për gratë dhe e sigurt që s’do t’iu pëlqejë (FOTO) – AlpeGossip
“DASHNORET JANË SHUMË NË MODË”/ Robert Berisha ka një mesazh për gratë dhe e sigurt që s’do t’iu pëlqejë (FOTO)

“DASHNORET JANË SHUMË NË MODË”/ Robert Berisha ka një mesazh për gratë dhe e sigurt që s’do t’iu pëlqejë (FOTO)

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Prive’, ku mes të tjerash ka folur rreth këngës së tij më të re të titulluar ‘Dashnorja’. Ai ka deklaruar dhe më parë në emisionin “Ftesë në 5” që sipas tij dashnoret janë shumë në modë, por këtë herë e ka theksuar akoma më shumë.

Sipas Robertit, është mëse normale që një burrë të ketë dashnore dhe nëse njëkohësisht ai e mban mirë gruan, ajo s’ka të drejtë të kundërshtojë.

“Për momentin dashnore s’kam, jam aq i zënë me punë. Nëse nesër, pasnesër e bëj një, ishallah kena me ia çu mirë. Ata që kanë dashnore dhe kanë gratë e tyre…se në këtë rast gratë mund të më marrin inatin, ‘kqyre pisi çfarë foli’… Po ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja!

Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore?

Hiç, sa më pak fjalë, rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush. Ky ishte mesazh për gratë”, është shprehur ai.