A JE GATI PËR NJË FËMIJË TË KATËRT? Kate Middleton përgjigjet sinqerisht dhe ka frikën e William – AlpeGossip
A JE GATI PËR NJË FËMIJË TË KATËRT? Kate Middleton përgjigjet sinqerisht dhe ka frikën e William

A JE GATI PËR NJË FËMIJË TË KATËRT? Kate Middleton përgjigjet sinqerisht dhe ka frikën e William

Dukesha Kate Middleton dhe Princi William mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, djalin Louis gati 10 muaj më parë.

Dhe duke qenë se tani jemi nën ethet e shtatzënisë së kunatës së saj, Meghan Markle, Kate nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse po mendon për një fëmijë të katërt.

Dukesha e Kembrixhit u pyet nëse do zgjerojë familjen, gjatë turit të çiftit mbretëror në Irlandën e Veriut të enjten.

Një pjesëmarrës pyeti Kate, 37 vjeç mbi vendimin për të sjellë një fëmijë të katërt në jetë.

“Unë mendoj se William do të shqetësohet pak”, u përgjigj dukesha me shaka pa dhënë një përgjigje po ose jo.

Çiftin ka tre fëmijë, Louis 10 muajsh, Princin George, 5 vjeç dhe vajzën 3-vjeçare, Princesha Charlotte.