DJALË APO VAJZË? Parashikuesi kinez zbulon gjininë e fëmijës së Meghan Markle – AlpeGossip
DJALË APO VAJZË? Parashikuesi kinez zbulon gjininë e fëmijës së Meghan Markle

DJALË APO VAJZË? Parashikuesi kinez zbulon gjininë e fëmijës së Meghan Markle

Parashikimi i mjeshtrit kinez të Feng Shui-t, ka rritur të zbulojë gjininë e foshnjës që presin Meghan Markle dhe Princ Harry.

Meghan, e cila është 6-muajshe shtatzënë, pret të lindë në fund të prillit ose në fillim të majit, ka zgjedhur ta mbajë surprizë gjininë e fëmijës.

“Ajo ka pak energji dominuese mashkullore. Kështu që unë do të thosha se është më tepër në pritje të një djali sesa një vajze”.-është shprehur mjeshtri kinez, Thiery Chow.

Ndërkohë, horoskopi kinez hyn në Vitin e Derrit javën e ardhshme, mjeshtërit e Feng Shui-t parashikojnë trazira edhe për udhëheqësit botërorë si presidenti Donald Trump, i cili rrezikon të zbulojë sekretet e kaluara.

Mjeshtri shpjegoi se 2019-ta mund të jetë një vit veçanërisht i keq për ata që kanë lindur në Vitin e Qenit, ku përfshihet edhe presidenti i Amerikës.

“Të gjitha gjërat e këqija të bëra nga njerëzit që kanë lindur në vitin e qenit mund të ekspozohen dhe të bëhen publike”- tha ai për AFP.