U TURPËRUA PUBLIKISHT/ Tayna kapet mat e veshur me rroba fallso (FOTO) – AlpeGossip
U TURPËRUA PUBLIKISHT/ Tayna kapet mat e veshur me rroba fallso (FOTO)

U TURPËRUA PUBLIKISHT/ Tayna kapet mat e veshur me rroba fallso (FOTO)

Tayna është një prej repereve më të pëlqyera të momentit, këngët e së cilës janë kthyer në hite dhe tashmë numëron mijëra fansa në profilin e saj në Instagram.
Fotot e saj tërheqin shpesh vëmendjen e ndjekësve dhe ajo komentohet jo vetëm për look-un të cilin e ndryshon herë pas here, por edhe për stilin e saj në veshje.

Mirëpo, faqja “Whattheywearin” në Instagram ka zbuluar se në njërën prej pozave të publikuara, reperja është veshur me rroba fallso.

“Tayna e veshur me çantën fallso të belit Louis Vuittin dhe pantallonat fallso Fendi.”- shkruhet në foton e publikuar.