Leonardo DiCaprio duket se e ka marrë seriozisht lidhjen me të dashurën e tij aktuale, Camila Morrone. Së fundmi aktori është fotografuar në Los Angeles së bashku me të dhe të atin e tij. Ata shfaqeshin të veshur sportivë gjë që tregon se ky nuk ka qenë takimi i tyre i parë.
“Daily Mail” shkruan se Leo e ka prezantuar të dashurën e tij në familje prej disa kohësh dhe aktori mendon se ajo është gruaja e jetës.
DiCaprio dhe Morrone po përjetojnë një histori dashurie që prej dhjetorit të vitit 2017.