“BETEJA ME USHQIMIN”/ Endrit Mërtiri tregon si shtoi 20 kilogram në 9 muajt e fundit – AlpeGossip
“BETEJA ME USHQIMIN”/ Endrit Mërtiri tregon si shtoi 20 kilogram në 9 muajt e fundit

“BETEJA ME USHQIMIN”/ Endrit Mërtiri tregon si shtoi 20 kilogram në 9 muajt e fundit

Duket se “beteja” me ushqimin e shpejtë që fatkeqsisht është gjithmonë i shijshëm dhe mos të pasurit kujdes mjaftueshëm me aktivitetin fizik, është njësoj e vështirë për të gjithë.

Me siguri rreth 1 viti më parë, me anë të Instagramit e patë se sa seriozisht Endrit Mërtiri iu dedikua palestrës dhe ushqyerjes së mirë duke krijuar një “super trup” siç janë shumica e komenteve në fotot e  postimeve nga palestra.

Mirëpo, pa e vënë re, Endriti ka shtuar këto muajt e fundit plot 20 kilogram dhe ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit në Instagram këtë informacion.

Teksa ka shkëputur një foto ku trupi i tij ka qenë në topformë, fotografi i njohur tregon se i duket e pamundur që ka shtuar aq shpejt e aq lehtë në peshë dhe nuk i vjen aspak mirë për këtë.

Ne do i thonim Endritit se ndonëse me disa kile më tepër nga çfarë ai quan ideale, duket mjaft mirë dhe se më e rëndësishmja është se duket akoma më bukur kur flet haptazi e rrëfen detaje të tilla me ndjekësit e tij duke e sjellë më pranë tyre.

Ej, te gjithve na ndodh të shtojmë kile, sidomos në këtë periudhë pas festave ku bakllavaja ende s’është tretur mirë. Me pak vullnet dhe dëshirë, rezultatet vijnë vetë. Jemi të sigurtë se njësoj është dhe për Endritin.