PUSHIMET LUKSOZE TË GENËS/ Këngëtari publikon videot e rralla me bashkëshorten (FOTO) – AlpeGossip
PUSHIMET LUKSOZE TË GENËS/ Këngëtari publikon videot e rralla me bashkëshorten (FOTO)

PUSHIMET LUKSOZE TË GENËS/ Këngëtari publikon videot e rralla me bashkëshorten (FOTO)

Pavarësisht se ka folur shpesh në media për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, publikimet me të në rrjete sociale janë të rralla. Bëhet fjalë për këngëtarin Gena, i cili këto ditë duket se po i shijon shumë pranë partneres së tij. Si rrallëherë ai ka vendosur të publikojë edhe video dhe fotografi me bashkëshorten, Lorenën, nga pushimet e tyre luksoze. Prej disa ditësh çiftoi i njohur janë arratisur në vendet aziatike, për të shijuar disa ditë larg punës dhe stresit të përditshëm.

Pas Singaporit, ata kanë udhëtuar drejt ishullit të Phuket në Tailandë. Në njërën prej videove të publikuara në ‘Instastory’, Gena dhe Lorena shfaqen të dashuruar si kurrë më parë, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Duke ditur se Gena është shumë i angazhuar me punën e tij si këngëtar në evente të ndryshme, këto janë ndër pushimet e rralla të çiftit të njohur.