U LARGUA NGA DIGITALB/ Ilda Bejleri tregon projektin e ri me këmishë zbërthyer (VIDEO) – AlpeGossip
U LARGUA NGA DIGITALB/ Ilda Bejleri tregon projektin e ri me këmishë zbërthyer (VIDEO)

U LARGUA NGA DIGITALB/ Ilda Bejleri tregon projektin e ri me këmishë zbërthyer (VIDEO)

Ilda Bejleri, moderatorja e njohur e sportit, pak kohë më parë u bë qendër e vëmendjes së mediave për shkak të largimit të saj nga DigitAlb. Ajo u përfol shumë pasi largimi kishte ardhur prej një konflikti me Shakohoxhën ku ky i fundit pretendonte se e kishte hequr nga puna ashtu siç e kishte marrë.

Pasi Ilda e bëri të qartë se nga puna e heqin pronarët e jo komentatorët e ndeshjeve, e gjithë situata ra pak në qetësi deri në momentin që bukuroshja dhe lajmin se po bëhej gati për një projekt të ri. Ku në fillim e shprehu këtë plan, ajo preferoi ta mbajë surprizë dersa të vinte momenti i duhur.

Mesa duket momenti i duhur tani ka ardhur dhe ne të gjithë e morëm vesh. Moderatorja bukuroshe do të jetë pjesë e Top Channel dhe do të punojë me Edi Manushin në ”Proçesin Sportiv”.

Ilda e ka bërë vetë të ditur këtë lajm, duke postuar një video teksa shfaqet me moderatorin e njohur. Videon, bukuroshja ka zgjedhur ta shoqërojë me një përshkrim ku shprehet tepër e lumtur për këtë bshkëpunim të rradhës.

Duke e mirëpritur me këtë projekt të ri, ne i urojmë Ildës suksese në sezonin e ri televiziv.

/AlpeGossip.al