“MË DESHI KUR ISHA ASKUSHI…”/ Zebervoki rrëfen historinë e tij të dashurisë me partneren – AlpeGossip
“MË DESHI KUR ISHA ASKUSHI…”/ Zebervoki rrëfen historinë e tij të dashurisë me partneren

“MË DESHI KUR ISHA ASKUSHI…”/ Zebervoki rrëfen historinë e tij të dashurisë me partneren

Iftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zeberboki. Ai ka lënë shtëpinë e BBV4 të shtunën, pas 13 ditësh pjesë e lojës. Zebervoki ka folur më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë, por duke u ndalur dhe tek banorët e tjerë të “Big Brother VIP 4″…

Nuk ke folur shumë për partneren dhe jetën private, çfarë mund të thuash për të?

Jam i dashuruar. Bashkëjetoj prej 3-4 vitesh. Ajo është me profesion mami, kemi zgjedhur të jemi të dy në shërbim të qytetarëve. Ne jemi njohur pa hyrë unë në rrjetet sociale akoma, pa u bërë viral. Më deshi atëherë kur isha askushi, këtë vlerësoj tek ajo. Unë atëherë isha në shkollë dhe në punë. Edhe ajo e kishte sprovë të madhe, sepse njohu dikë tjetër. Kur transformoi jeta ime edhe mua më erdhi e papritur, edhe asaj. Ajo njohu dy Marius.

Si e priti ajo vendimin tënd për të hyrë në “Big Brother VIP 4”? Nuk është bërë xheloze se çfarë mund të ndodhte aty brenda?

Ajo ka qenë suport i madh kur hyra në “Big Brother VIP”. Fakti që më ka mbështetur do të thotë që nuk ka pasur dyshime se çfarë do të ndodhte mua.

Keni në plane të bëni një dasmë së shpejti?

Kur them që kam gjetur personin e zemrës, këto fejesa e martesa nuk kanë rëndësi. Nuk jam fans i formaliteteve. Kur të bëhemi me fëmijë mund të bëjmë një mini-dasmë./TAR