Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram që i sugjeroi të ftojë Lori dhe Sara Hoxhën në emision. Komentuesi shkruan: “Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas.”
Arbana reagoi me elegancë duke thënë: “S’ka nevojë për citate 🙂 Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur.”
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët zbulojnë se personazhet ende kanë raport të mirë me njëra-tjetrën.