“NJË DITË DO TË TREGOJ SE SA I FORTË JE”/ Mesazhi prekës i partneres së Kledi Kadiut për djalin e sëmurë: Ti je tashmë… – AlpeGossip
“NJË DITË DO TË TREGOJ SE SA I FORTË JE”/ Mesazhi prekës i partneres së Kledi Kadiut për djalin e sëmurë: Ti je tashmë…

“NJË DITË DO TË TREGOJ SE SA I FORTË JE”/ Mesazhi prekës i partneres së Kledi Kadiut për djalin e sëmurë: Ti je tashmë…

Bashkëshortja e balerinit të njohur shqiptar, Kledi Kadiu, Charlotte Lazzari, ka bërë së fundmi një postim në “Instagram” që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Nëna e dy fëmijëve i ka dedikuar disa fjalë emocionuese djalit të saj, i cili në muajin gusht bën dy vjeç.

“Një ditë do të tregoj se sa i fortë je”/

“Gabriel një ditë do të të tregoj se sa i fortë je ti. Do të tregoj momentet që kemi qenë bashkë por edhe ato që nuk kam qenë fare. Do ta bëj sepse meriton të vërtetën absolute dhe të kujtoj se shpesh ngjitjet më të pjerrëta dhe më të vështira fshehin panorama që të lënë pa frymë.

Ti je tashmë ajo pamje për mua sepse çdo ditë e kaluar me ty është një shfaqje që ia vlen të paguash për biletën ??.”-shkruan bashkëshortja e Kledi Kadiut në “Instagram”.

“Një ditë do të tregoj se sa i fortë je”/

Ndërkohë kujtojmë se djali i çiftit të njohur ka pasur probleme me shëndetin që ditët e para pasi erdhi në jetë. Ka qenë vetë Charlotte ajo që ka rrëfyer për sëmundjen e të birit, ku tha se ishte vetëm 13 ditësh kur shfaqi shqetësimet.