“A PO E BËJ MIRË”/ Pyetja që po e mundon Eno Popin – AlpeGossip
“A PO E BËJ MIRË”/ Pyetja që po e mundon  Eno Popin

“A PO E BËJ MIRË”/ Pyetja që po e mundon Eno Popin

Një fytyrë e rrumbullakët e plot dritë pasqyrohet në xhamat e syzeve. Buzëqesh dhe në buzët e vogla dallon dhëmbët e parë. Ke parasysh gjithë çfarë të ka munguar për të qenë i plotë dhe nuk e ke ditur se sa shumë të mungonte. “A jam një baba që po bëj gjithçka mirë?”, – kjo është pyetja më e vështirë me të cilën përballet një prind kur sheh foshnjën e vogël që rritet në duart e tij. Nis që nga mënyra si e mban në duar, si e përkëdhel, si e puth, si e ushqen: a po i bëj mirë?

Për herë të parë pyetja “a po e bëj mirë” merr një peshë të imagjinueshme aq sa vetë qenia jote ka dalë në plan të dytë. Për Eno Popin, pyetja ka bartur me vete një peng që ditën kur vajza e tij Liv, erdhi në jetë.

“Kur lindi, unë nuk isha pranë saj dhe ka qenë një ndër vendimet më të vështira për mua. Pengje të tilla, mbeten aty dhe nuk e kthejnë dot kohën pas”.

Gazetari, moderatori, autori dhe pedagogu, tani si baba vjen në një rrëfim krejt ndryshe. Një prej ikonave të “Top Channel” ka njohur dashurinë më të madhe të jetës dhe qasja ndaj botës e ndaj vetë jetës ka marrë një tjetër përjetim. Tani bota përreth është bota ku do rrisë fëmijën e tij, tani vendimet që merr do ndikojnë dhe te fëmija i tij dhe bota e fëmijës së tij duhet të jetë më e mirë.

“Liv ne e deshëm gjatë, derisa ajo erdhi mes nesh. Ndoshta do t’i them që të mos bëjë gabimet e mia”, – thotë Eno në të parin rrëfim si baba dhe ndër të rrallët për jetën private, ‘. Ndjen në përgjigjet e tij e në pohimet e tij një Eno tjetër, një Eno të ndjeshëm që në një vit të vetëm ka gjetur te Liv arsyen më të madhe për të qenë, si prindi i një fëmije të adhurueshëm që të bën për vete në pak çaste. Eno e sheh, e mban në krahë, luan me të, e mbron dhe mbushet me jetë.

“Nëse do të doja diçka, është që të bëhet e denjë për jetën, kudo ku do të zgjedhë të jetojë”, – thotë ai