BEBE REXHA I SURPRIZON TË GJITHË/ Flet shqip në kanalin e famshëm televiziv (VIDEO) - AlpeGossip
BEBE REXHA I SURPRIZON TË GJITHË/ Flet shqip në kanalin e famshëm televiziv (VIDEO)

BEBE REXHA I SURPRIZON TË GJITHË/ Flet shqip në kanalin e famshëm televiziv (VIDEO)

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme në tregun botëror të muzikës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare asnjëherë nuk ka nguruar të flasë për prejardhjen e saj.

Mbrëmjen e djeshme Bebe ka qenë e ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Shoë” ku ka folur për Shqipërinë dhe i ka treguar të gjithëve që di të flas shqip.

Këntërja ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull.

“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,tha Bebe në shqip.

Po ashtu ajo vazhdoi më tej duke treguar se të dy prindërit e saj janë nga Shqipëria dhe se shpesh herë është e pranishme në dasmat shqiptare që zgjasin për 5 ditë.