Kush tha që për t’u martuar shpenzohen miliona? Modelja e njohur bëhet “nuse” me vetëm… 200 $! – AlpeGossip
Kush tha që për t’u martuar shpenzohen miliona? Modelja e njohur bëhet “nuse” me vetëm… 200 $!

Kush tha që për t’u martuar shpenzohen miliona? Modelja e njohur bëhet “nuse” me vetëm… 200 $!

Pak ditë më parë modelja e njohur Emily Ratajkowski ka shpallur martesën me partnerin e saj Sebastian Bear McClard.

Por në ndryshim nga nuset e tjera të njohura ose jo, Emily nuk ka zgjedhur fustanin e bardhë klasik, por ka veshur një kostum ngjyrë “mustard” dhe një kapele të zezë.

Edhe pse pas një lajmi të tillë të gjithë prisnin Emilyn, një ndër modelet më të pëlqyera të veshur me fustanin e bardhë, ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga ceremonia e celebrimit, me një veshje që ka kushtuar “vetëm” 200 $, një kosto kjo e cila tingëllon çuditshëm për një modele që ka qenë gjithmonë e rrethuar nga stilistët më të njohur.