Pas 10 vitesh nën drejtimin e emisionit “Wake Up”, Eno Popi vendosi të nisë një epokë të re duke u shfaqur këtë sezon televiziv me një program krejtësisht të ri, “Dilema”. Por a i mungon dy moderatorëve aktual të “Wake Up”, Eno Popi?
Në një intervistë për “Pop Culture”, ku u pyetën ndarasi, Isli Islami dhe Oriela Nebiaj treguan kiminë që ekziston mes tyre në ekran dhe u shprehën se askujt nuk i mungon Eno Popi.
“Kujt i mungon Eno Popi?” – e pyet gazetari.
“Asnjërit!” –u përgjigjën të dy plot bindje.
Dhe duket se dy moderatorët nuk i kursyen komplimentat për njëri-tjetrin!
“Person analizues dhe që më bën shumë të qesh” – u shpreh Oriela për Islin.
Ndërsa ai për moderatoren tha: “E bukur, e zgjuar, e mirë”