ZJARRET E KALIFORNISË/ Sandra Bullock dhuron 100 mijë dollarë – AlpeGossip
ZJARRET E KALIFORNISË/ Sandra Bullock dhuron 100 mijë dollarë

ZJARRET E KALIFORNISË/ Sandra Bullock dhuron 100 mijë dollarë

Sandra Bullock ka dëshmuar se bujaria e saj shtrihet edhe tek kafshët.

Aktorja e famshme dhuroi 100.000 dollarë për Shoqatën Humane të Ventura County, që do jetë në terren jo vetëm për të ndihmuar njerëzit por edhe kafshët nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë e Jugut.

“Përpjekjet tona për të shpëtuar dhe për tu përkujdesur për kafshët e evakuuara nga zjarret në Hill dhe Woolsey kapën vëmendjen e Sandra Bullock dhe ajo na tregoi mbështetjen e saj,”-shkruajti organizata në Facebook. “Sandra Bullock dhe familja e saj kanë kontribuar tek organizatat e tjera jofitimprurëse, si gjatë këtij incidenti ashtu edhe në të kaluarën. Por kësaj here aktorja dëshironte të kontribuonte për shpëtimin e kafshëve në rrezik dhe shpreson se të tjerët do të zgjedhin të bëjnë të njëjtën gjë”.

Organizata tha se dhurimi do të ndihmojë në sigurimin e kujdesit për kafshët, nga kuajt, demat e deri te gomarët dhe rosat, të evakuuara nga zjarret.