STUDIMET E THONË/ Ja 15 veprime të thjeshta që ju bëjnë më të lumtur – AlpeGossip
STUDIMET E THONË/ Ja 15 veprime të thjeshta që ju bëjnë më të lumtur

STUDIMET E THONË/ Ja 15 veprime të thjeshta që ju bëjnë më të lumtur

Ushtrime

Rritja e qarkullimit të gjakut do të çlirojë endorfinë në të gjithë trupin, duke shkakuar ndjenjën e lumturisë dhe reduktimin e humorit të keq. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik zbut simptomat e depresionit. Te aktivitetet fizike përfshihen: vrapi, çiklizmi, yoga, kërcimi etj. Edhe ushtrimet e shkurtra në shtëpi ndihmojnë gjithashtu.

Yoga
Yoga lehtëson simptomat e depresionit, ankthit dhe stresi. Teksa përqëndroheni të frymëmarrja, mendja shkëputet nga shqetësimet dhe problemet.

Zarzavatet
Zarzavatet si spinaqi apo sallata kale ndihmojnë në prodhimin e dopaminës në tru. Një studim i vitit 2012 zbuloi se njerëzit e moshës së mesme që konsumonin më shumë zarzavate kishin më pak simptoma të depresionit.

Terapia njohëse e sjelljes
CBT, e njohur si terapia konjitive e sjelljes, është një trajtim i provuar nga ekspertët që luftojnë depresionin klinik dhe çregullimet e ankthit. Kjo formë e terapisë i fton njerëzit që të njohin veprimet dhe sjelljet e dëmshme për ta, në mënyrë që t’i zëvendësojnë me veprime dhe sjellje pozitive për një jetë më të lumtur dhe shëndet më të mirë.

Blijini lule vetes
Disa studiues në universitetin e Harvard-it zbuluan se lulet e freskëta në shtëpi ndihmojnë për të reduktuar ankthin dhe depresionin. Njerëzit që kanë lule në shtëpi janë më energjikë dhe më entuziastë në punë.

Buzëqeshni
Teksa qeshni, qoftë edhe me “detyrim”, mund të ndihmojë në aktivizimin e qendrave të lumturisë në tru, duke shkaktuar një gjendje shpirtërore më të mirë.

Hapni perdet
Drita e diellit ka një efekt të madh në tru. Kur banesat dhe zyrat kanë mjaftueshëm dritë, njerëzit priren të jenë më të lumtur.

Dilni jashtë
Kur ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit, trupi prodhon vitaminë D. Studimet kanë treguar se kur njerëzit kanë mungesë të vitaminës D mund të preken më lehtë nga depresioni dhe ankthi ose të ndihen të lodhur. Qëndroni në kontakt me dritën e diellit për të paktë 20-25 minuta në ditë në mënyrë që të ndiheni më të qetësuar.

Hani kërpudha
Një burim i pasur me vitaminë D janë kërpudhat. Vitamina D ndër të tjera rrit serotoninën në tru, hormoni i lumturisë. Kështu omëletës së mëngjesit shtojini disa kërpudha.

Provoni meditimin
Studimet kanë treguar se përfitimet e meditimit variojnë nga reduktimi i dhimbjeve dhe rregullimi i presionit të gjakut deri te rritja e dëshirës seksuale. Meditimi çliron në tru serotoninë, dopaminë dhe endorfinë, të cilat punojnë bashkë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Nuhasni argumet
Aromat e argumeve, si portokalli dhe limoni, sjellim reagime pozitive kimike në tru, të cilat lehtësojnë stresin. Nëse dëshironi të jeni më të qetë, hidhni disa pika vaj esencial agrumesh në trup.

Luani me kafshët
Të kesh një qen ose një mace mund të përmirësojë seriozisht gjendjen tuaj shpirtërore. Studimet tregojnë se të luash me një qen për të paktën 15 minuta çliron serotoninë, prolaktinë dhe oksitocinë – të gjitha hormone që përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

Bëni pushime të shkurtra gjatë ditës
Studimet kanë treguar se njerëzit që bëjnë pushime të shpeshta dhe të shkurtra gjatë ditës kanë më pak emocione negative. Shkëputjet e shkurtra kanë një ndikim pozitiv te humori.

Shtoni shafran në ushqime
Shafrani i Indisë ka efekte pozitive antidrepresive, përpos përfitimeve të tjera si zvogëlimi i efekteve të artritit reumatoid, osteoartritit, diabetit dhe Alzheimerit. Studimet kanë treguar se shafrani rrit serotoninën dhe domaninën.

Dëgjoni muzikë
Muzika rrit humorin, ju bën më energjikë dhe më pozitivë.

Burimi: Health.com via CNN