Disa mënyra si ta bëni qepën të mos djegë në gatim – AlpeGossip
Disa mënyra si ta bëni qepën të mos djegë në gatim

Disa mënyra si ta bëni qepën të mos djegë në gatim

Qepa është një nga perimet me më shumë vlera ushqimore. Ajo ka ndikim të madh në organizmin e njeriut dhe konsumimi i saj është mjaft i këshillueshëm nga mjekët. Por arsyeja pse disa persona nuk e gatuajnë, është djegia që shkakton ajo. Nëse qepa djeg dhe ju e qëroni kjo bën mirë për sytë pasi kur lotojnë ata pastrohen dhe mikrobet digjen. Mgjithatë për ata që nuk e durojnë dot po ju tregojmë disa këshilla si ta largoni.

1- Merrni kokrrat e qepës dhe vendosini në ujë për disa minuta.

2- Qërojeni dhe futeni në frigorifer në temperaturë shumë të ulët. Nëse nuk dëshironi që të lëshojë aromë vendoseni më parë në një qese.

3- Nëse nuk dëshironi që t’ju djegë qepa në sallatë, shoqërojeni me limon dhe ai do të ‘mbysë’ shijen e saj.

4- Një mënyrë tjetër efikase dhe e shpejtë është vendosja në ujë të ngrohtë. Kjo këshillohet vetëm në rastet kur qepën do e përdorni në gjellë, pasi uji i ngrohtë e zbut.