19-vjeçarja shet virgjërinë për 1 milionë paund dhe klientët po zihen në rradhë (FOTO) - AlpeGossip
19-vjeçarja shet virgjërinë për 1 milionë paund dhe klientët po zihen në rradhë (FOTO)

19-vjeçarja shet virgjërinë për 1 milionë paund dhe klientët po zihen në rradhë (FOTO)

Një adoleshente nga Britania e Madhe ka vënë në ankand online virgjërinë e saj dhe pret që të fitojë shumën prej 1 milionë paund për shërbimin e saj. 19-vjeçarja nga Londra, ka hapur një llogari në “Cinderella Escorts”, që të ketë një jetë sa më të mirë, si dhe të ndihmojë familjen.

Vajza, e cila nuk ka preferuar të zbulojë mbiemrin e saj, shprehet se do të paguajë universitetin si dhe do të udhëtojë rreth botës me të ardhurat që do të përfitojë nga hera e saj e parë.

“Është një mundësi për të ndryshuar jetën time dhe një mundësi për të ndihmuar familjen. T’i kthej gjithçka që ata kanë bërë për mua. Unë dua të udhëtoj botën dhe të studioj. Dhe të shes virgjërinë time, është një mundësi shumë e mirë.” – tha Amy.

Amy, tregon se ka dalë në tre takime deri më tani, për të përcaktuar se kush do të jetë personi i duhur: një bankier i Wall Street, një biznemen gjerman si dhe një futbollist.

Dhe mos u shqetësoni, Amy është vizituar nga doktori, i cili ka vërtetuar se 19-vjeçarja është 100 % e virgjër.

Deri më tani, janë ofruar rreth €1,200,000 (£1,066,302) për virgjërinë e saj, por kjo mund të ndryshojë dhe nuk është çudi që të prekë shifrën e 2 milionë eurove (£1,777,300).

Agjencia “Cinderella Escorts” kërkon 10 përqind nga oferta. Më pas, Amy duhet të udhëtojë në Gjermani ku shitja e seksit është e ligjshme dhe të rezervojë një natë në hotel.