Grimeri Mario Dedivanovic ka uruar të ëmën me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shkruan fjalët më të ëmbla për të dhe zbulon moshën. “Gëzuar 72-vjetorin e lindjes mam. Nuk ka fjalë për të përshkruar sa shumë rëndësi ke për mua. Të lutem qëndro e fortë dhe e re përgjithmonë që unë të të tregoj botën. Të dua”,-ka shkruar ai krahas fotos.
Pavarësisht moshës e ëma e grimierit të Kim Kardashian nuk duket fare sikur mban aq shumë vite mbi supe.